Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Certifikata e turpit
English

Certifikata e turpit

Nga "New York Times" Në mënyrë të hidhur, presidenti Obama, njeri i shquar si racional, u fut drejtpërdrejt në iracionalitetin politik të mërkurën dhe e bëri publike certifikatën e lindjes.

Më shumë se gjysma e mandatit presidentit i kaloi duke shpjeguar se është banor legjitim i Zyrës Ovale. Ishte një moment tejet i ulët dhe i përulur në jetën politike të Amerikës.

Njerëzit po e humbin punën, ushtarët amerikanë po vdesin jashtë vendit, ndërsa aty u vendosën kamerat që ta xhirojnë deklaratën e tij se ai ka lindur në një spital në Havai. Ishte veçanërisht poshtëruese për ne faktin se kjo ishte një përgjigje ndaj sulmeve të pabaza me ngjyra tepër raciste.

Zoti Obama praktikisht e luti publikun që t’i lërë mënjanë këto shpërqendrime, duke shfaqur shpresën se gjesti i tij do t’i jepte fund “marrëzisë” dhe do të lejonte një debat kombëtar për prioritetet e buxhetit. Kuptohet, kjo nuk do të ndodhë.

Po të kishte pasur ndonjëherë ndonjë dyshim për shtetësinë e zotit Obama, gjë që nuk ka pasur kurrë, çështja do të zgjidhej vite më parë, kur Havai e lëshoi certifikatën e tij të lindjes.

Dokumenti i plotë, të cilin zoti Obama duhej ta kërkojë, përmban disa informata shtesë, përfshirë nënshkrimin e prindërve të tij dhe emrin e spitalit ku ka lindur, por ishte e panevojshme ta shfaqë legjitimitetin e vet.

Kësisoj, kjo nuk do t’i heshtë shumicën e sulmuesve. Disa menjëherë e vunë në pikëpyetje autenticitetin. Kjo për shkak se çështja e lindjes asnjëherë nuk kishte të bënte me shtetësinë.

Ajo ishte thjesht një përpjekje për ata që kurrë nuk e pranuan legjitimitetin e presidentit, për arsye të ideologjisë, të zemërimit të thellë politik dhe mbi të gjitha për racën.

Fillimisht kjo u përhap nga figura të së djathtës radikale, por udhëheqësit republikanë lejuan që kjo t’i përfshijë dhe kënaqë edhe ata që janë përflakur nga prania e zotit Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Sara Pelin tha se çështja e certifikatës së lindjes ishte “lojë e drejtë” dhe se publiku kishte “të drejtë” ta bëjë çështje.

Në shkurt, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Boner, la të kuptohet se prova ishte e pamjaftueshme. “Amerikanët kanë të drejtë të mendojnë atë që duan të mendojnë”, tha atëherë.

Ky sinjal u pranua qartë. Ligjvënësit në dhjetëra shtete miratuan ligje që u kërkojnë kandidatëve presidencialë t’i bëjnë publike certifikatat e lindjes.

Është e paimagjinueshme se kjo fushatë për ta portretizuar zotin Obama si “tjetër”, do të zhvillohej kundër një presidenti të bardhë.

Për partinë kishte një çmim që duhej ta mbajë çështjen gjallë dhe kjo u bë nga kandidati i filmave vizatimorë Donald Tramp, i cili çështjen e lindjes e promovoi në terminët më të shikuar në televizionin kabllor.

Establishmenti republikan filloi të zmbrapsej kur u pa qartë se zoti Tramp po flirton me provokimin racor dhe Karl Rouv i tha që ta heqë qafe. Natyrisht, ai nuk e bëri këtë.

Në fund, tallja e tij dhe pyetjet e korrespondentëve të televizionit për zotin Tramp i shkuan në nerva presidentit. Zoti Obama doli taktikisht i zgjuar që ta publikojë certifikatën dhe t’i margjinalizojë ata që vazhdojnë ta mbajnë çështjen të gjallë.

Është tragjike se politika amerikane u ndez nga një zjarr i tillë helmues. Zoti Tramp shpejt kaloi në një fiksim të ri, duke i vënë në pikëpyetje kredencialet akademike të zotit Obama.

Zoti Boner dhe liderët tjerë partiakë kanë arsye të re që të bëjnë thirrje për ndalimin e politikës së paranojës dhe jotolerancës.

KOMENTE