Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit, për 1 Maj 2011
English

Parashikimi i motit, për 1 Maj 2011

Tiranë, 30 prill 2011, NOA- Gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të mbetet me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të vendit. Më të përqendruar shirat do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit, ndërsa pjesa tjetër do të karakterizohet nga vranësira dhe shira të izoluar.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës së diel do të largojë vranësirat dhe shirat nga zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë vranësira dhe shira të dobët në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat e dobët do të largohen nga i gjithë territori për të ri-kthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 32 km/h dhe drejtim jugor - jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi në Adriatik dhe Jon të jetë 2 ballë.

Europa

Nesër, Europa veriore dhe verilindore do të mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore herë pas here të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu mbetet Europa jugperëndimore, Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit si pasojë e vendosjes të një qendre me presion të ulët atmosferik në detin Mesdhe. Problematike do të paraqitet situata ne Ballkan Verior, ku reshjet do të jenë me intensitet të larte dhe do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh. Ndërsa Europa Lindore, Ishujt Britanikë dhe Vendet e Balltikut do të dominohen nga moti i kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Juglindor do të rrezikohet nga reshje shiu e dëbore

- Italia alarmon për erë të fortë dhe shira intensiv

- Suedia, Finlanda rrezikojnë stuhi ere dhe reshje dëbore

a.y/NOA

KOMENTE