Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Librazhd: Kemi modele suksesi, Berisha meriton të ndëshkohet
English

Rama në Librazhd: Kemi modele suksesi, Berisha meriton të ndëshkohet

Librazhd, 30 prill 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë tubimit elektoral në qytetin e Librazhdit deklaroi se pushteti Sali Berishës meriton të ndëshkohet me votë në zgjedhjet vendore të 8 majit, të cilat ai i quajti një demonstratë popullore e vullnetit sovran, për të çliruar shoqërinë nga kthetrat e regjimit. Kryesocialisti Rama u kërkoi votën banorëve të Librazhdit duke u premtuar se është gati një projekt për rindërtimin e sheshit qendror të Librazhdit dhe transformimin e godinave rreth tij.

Shefi i opozitës ironizoi fushatën e kundërshtarit të tij Sali Berisha, duke theksuar se me vërdallisjet e tij nëpër Shqipëri dhe përçartjet për një mrekulli të madhe ekonomike ka tronditur Europën dhe ka hutuar Amerikën, madje ka lënë gojë hapur edhe Kinën.

“Sipas Saliut ekonomia shqiptare po fluturoka përpara me një të atillë shpejtësi që askush, bota mbarë nuk e ndjekin dot. Po! Ka një mrekulli ekonomike në Shqipëri; Është mrekullia që ndodh brenda mureve të oborrit të pushtetit të vjedhur për të vjedhur Shqipërinë”, tha lideri i opozitës.

Sipas Ramës asnjë kryeministër në botë nuk mund të imagjinohet se mund t’i flasë popullit të vet për punët komunale, pasi ato janë pjesë e qeverisjes vendore e jo qendrore.

Këtu Rama akuzoi kryeministrin se ai nuk ka bërë asgjë për të rritur mirëqenien e popullit, për të rritur fuqinë e parasë në xhepat e popullit dhe për të hapur vende të reja pune dhe për të zgjidhur hallet e 1 milion të papunëve në vend.

Rama nënvizoi se Sali Berisha flet dokrra kur thotë se do shndërrojë Koplikun si Dubai e se do të zhvillojë alpinizmin aty ku s’ka male, apo se do u mësojë notin njerëzve aty ku s’ka ujë.

Kryesocialisti Rama i bëri thirrje banorëve të Librazhdit që t’i bashkohen alternativës “E vetmja rrugë” për të dalë nga kurthi i papunësisë, i padrejtësisë, i varfërisë, ku e kanë futur vendin kryeministri Sali Berisha dhe aleati i tij Ilir Meta.

“Në 8 maj është dita që çdo qytetarë ta përdorë fuqinë që i jep demokracia”, tha Rama, duke nënvizuar se “Aleanca për të Ardhmen” ka modelet e suksesit.

“Ne i kemi modelet e zhvillimit. Ne i kemi modelet e bashkëjetesës qytetare mes njerëzish që njësoj marrin shërbimet nga ne, në çdo bashki që ne qeverisim, në çdo komunë që ne qeverisim dhe kështu edhe këtu në Librazhd”, premtoi Rama.

Ai i garanantoi banorët e Librazhdit se në zgjedhjet vendore të 8 majit koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” do të fitojë në Librazhd, në Përrenjas, në Rajcë, në Qukës, në Hotolisht, në Orenjë, në Lunik, në Polis, në Stravajë e në Steblevë.

“Ju do të zgjidhni në 8 maj, një projekt, që ne e kemi bërë në Bashkinë e Tiranës, me nxitjen e deputetit Taulant Balla për Bashkinë e Librazhdit dhe si ndihmë për të rindërtuar sheshin e këtij qyteti dhe për të transformuar të gjitha godinat që e rrethojnë sheshin. Ne kemi model të sigurt, modelin që kemi ndërtuar në Tiranë dhe kudo ku qeverisim”, tha kreu i Partisë Socialiste në tubimin e Librazhdit.

mit/NOA

KOMENTE