Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Diagnostikim dhe sensibilizim ndaj kancerit të gjirit
English

Topalli: Diagnostikim dhe sensibilizim ndaj kancerit të gjirit

Tiranë, 30 prill 2011, NOA- Në konferencën e organizuar në luftën kundër kancerit të gjirit gjatë paradites së sotme, kryeparlamentarja Jozefina Topalli u shpreh se, shumë gra që kanë vuajtur nga kjo sëmundje e kanë mundur atë dhe janë kthyer në shembull shprese për të prekurit e tjerë.

“E konsideroj prioritet diagnostikimin e kësaj sëmundje si dhe kapjen sa më në kohë të saj, në mënyrë që të ulet numri i rasteve të grave të prekura”, u shpreh drejtuesja e parlamentit.

Ajo shtoi më tej se, statistikat tregojnë se në botë në çdo 3 minuta një grua, preket nga kanceri i gjirit, dhe po në të njëjtën masë është edhe numri i rasteve të vdekjeve.

Sipas saj, bërja e mamografisë dhe lufta kundër kancerit të gjirit do të vazhdojë pafundësisht, duke bërë që rastet të kurohen dhe të kapen sa më shpejtë në kohë.

Ndër të tjera kryeparlamentarja tha se një rol të rëndësishëm për sensibilizimin lidhur me këtë sëmundje e luan edhe media, e cila si dhe për çështje të tjera me interes jetik zë vend dhe merr një rol kyç, në jetën e qytetarëve.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Erma Xhillari12:53 - 30 Prill 2011
    Gruaja ka qene dhe eshte gjithmone roli ktyesor i shoqerise dhe si ne cdo aspekt edhe ketu ne luften dhe sensibilizimin e nje ndergjegjesimi masiv per kujdesin ndaj saj mbeshtetemi me znj. Jozefina Topalli Ashtu sic e thote edhe vete, media duhet dhe luan nje rol kryesor ne jeten e saj ne shoqeri. Shpreh pergezimet e mia per nismen e saj.