English

Berisha në Itali për Lumturimin e Papa Gjon Palit II

Romë, 1 maj, NOA - Kryeministri Sali Berisha është nisur sot në Itali për të marrë pjesë në meshën solemne të Lumturimit të Papa Gjon Pali II

Zyra e Shtypit e Kryeministrisë njofton se “Kryeministri Sali Berisha, sëbashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, u nis sot për në Shtetin e Vatikanit, për të marrë pjesë, me ftesë së Selisë së Shenjtë, në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II”.

Kreu qeverisë do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Romë, ku do të mbahet mesha solemne, ku marrin pjesë kryetarë shtetesh e qeverish nga vende të ndryshme të botës.

Në mbarim të ceremonisë së shenjtë, pjesëmarrësit do të përshëndeten me Papa Benedikti XVI. Dje në këtë ceremoni është nisur dhe kreu i shtetit Bamir Topi.

a.k/NOA

KOMENTE