English

Operacioni “Kredit” arrestohet taksisti me 100 gr heroinë

Tiranë, 1 maj, NOA – Një 23-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës pasi ju gjet me vet një sasi prej 10 gramësh heroinë. Gentian Rifat Doçi, banues në Yrshek të Tiranë është ndaluar dje në sheshin “Rilindja” në Tiranë. Doçi u ndalu në kuadër të operacionit “Kredit” dhe ishte prej kohësh në hetim nga ana e policisë.

Ai punonte si taksist dhe droga ju sekuestrua pas kontrollit në makinën e tij me targa Tr. 050 B.

Pas arrestimit, 23-vjeçarit ju sekuestrua makina, një telefon celular si dhe një shumë prej 15 000 lekësh.

a.k/NOA

KOMENTE