Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama hap konkursin për xhaminë, prezantohen studiot dhe juria
English

Rama hap konkursin për xhaminë, prezantohen studiot dhe juria

Tiranë, 1 maj, NOA – Update- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka hapur sot konkursin mes pesë studiove arkitekturore për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë. Në çelje të konkursit Kreu i Bashkisë së Tiranës deklaroi se do të jenë ekspertët ata që do të thonë fjalën e fundit për punimin më të mirë.

“Më lejoni të mos zgjatem në fjalën time përveçse të bëj një prezantim të pjesëmarrësve dhe pastaj le t’u a lemë arkitektëve të flasin me idetë dhe propozimet e tyre, aq më tepër kur bëhet fjalë për një objekt kaq të rëndësishëm për qytetin dhe po ashtu dhe me një ndjeshmëri të posaçme siç është Xhamia e Re, të cilën nuk do të donim ta përfshinim për asnjë sekondë në kornizën e fushatës elektorale të çfarëdo lloj debati politik”, tha Rama.

Konkursi ka pasur një fazë të parë seleksionimi me propozime nga rreth 100 studio ndërkombëtare. Janë seleksionuar 5 prej tyre, nga një juri ndërkombëtare. Këto studio marrin pjesë në garën e sotme dhe u prezantuan nga vetë Kryebashkiaku Rama:

Kush janë studiot që garojnë;

ANDRES PEREA ORTEGA

Studio e arkitekturës ANDRES PEREA ORTEGA mban emrin e vetë arkitektit që e drejton atë, qysh prej themelimit të saj.

Andres Perea Ortega e ka ndërtuar karrierën e tij të arkitektit mes praktikës dhe akademisë; dy aspekte plotësuese të profesionit të cilat pasurojnë mjaft mirë njëri-tjetrin.

Paralelisht me punën për projektimin e disa veprave të rendësishme, Andres Perea Ortega ka dhënë mësim në Shkollën e Arkitekturës ETSAM në Madrid qysh prej vitit 1968.

Praktika e tij si arkitekt, lidhet me projektimin e Bibliotekës Publike Rafael Alberti, Ministrisë së Shëndetësisë, ka projektuar spitale, qendra shëndetësore, qendra komunitare dhe qendra kulturore.

Aktualisht studio e Andres Perea Ortega është e angazhuar me projektimin e Aeroportit të ri të LA PALMA dhe njëspitali publik si rezultat i konkurseve ndërkombëtare.

Në konkursin për projektimin e xhamisë dhe muzuet të Tiranës e Harmonisë Fetare, Andres Perea Ortega bashkëpunon me NEXO, një tjetër studio prestigjioze nga Madridi.

ARCHITECTURE STUDIO

Është e njohur tashmë për publikun si studio që ka projektuar Planin e Qendrës së Tiranës.

Eksperienca e tyre mjaft e pasur e projektimit e zgjeruar në shumë vende të botës, përmban projekte të veprave publike si selia e parlamentit të Këshillit të Europës në Strasburg, Instituti i Botës Arabe në Paris, Pallati i Drejtësisë në Kanë, qendra spitalore, Qendrën e Fondacionit Kulturor Onassis në Athinë e shumë projekte të tjera të sukseshme.

BIG

Është një studio relativisht e re, e themeluar nga Bjarke Ingels në vitin 2006, por që tashmë listuar në listën e punëve të saj mjaft objekte të njohura botërisht. Stuidio BIG me projektin e tij të pavilionit përfaqësoi Danimarkën në Expo Shanghai 2010. Ky ishte një ndër pavilionet më të vizituara dhe të vlerësuara nga ekspertët për sa i përket filozofisë së projektimit. BIG ka projektuar objekte të ndryshme duke filluar nga ato rezidenciale dhe duke vazhduar më pas me projekte për muze, bibliotekë, qendra kulturore e sportive. Eksperienca e studios shtrihet edhe në fushën e planifikimit urban.

SEARCH

Një studio relativisht e re edhe kjo, por me eksperincë të sukseshme projektimi, e themeluar nga Bjarne Mastenbroek, me qendër në Amsterdam por me projekte në disa vende të Evropës. SEARCH dallohen për përqasjen e tyre përtej konvencionales gjatë proçesit të përkthimit të programit në objekt arkitektonik. Ata kanë projektuar objekte të vogla e të mëdha, objekte me natyrë rezidenciale dhe objekte me funksione publike, madje edhe plane urbanistike. Kanë treguar që janë energjik në praktikën e tyre të arkitekturës dhe dijnë të lexojnë saktë karakteristikat e një vendi të caktuar dhe të reagojnë më pas në projektim bazuar në atë që është më e përshtatshme për vetë vendin specifik.

ZAHA HADID ARCHITECTS

Është pothuajse e pamundur të gjendet dikush që ka lidhje me arkitekturën që të mos e njohë punën e Zaha Hadid. Është ndër të vetmet arkitekte femra që ka arritur një njohje botërore të këtij niveli falë punës së saj shumë krijuese dhe të karakterizuar fort nga nuanca artistike.

Ajo e ka nisur praktikën e saj si arkitekte përkrah dy emrave të tjerë të mëdhenj të arkitekturës si Rem Koolhaas dhe Elia Zenghelis. Zaha Hadid ka projektuar shumë vepra publike, por dua të veçoj këtu vetëm dy prej tyre: Qendrën e Artit Bashkëkohor Cincinnati në Ohio, si edhe Muzeun Kombëtar të Artit të Shekullit të 21 në Romë, i cili hapi dyert për publikun rishtazi.

Për arsye shëndetësore Zaha Hadid nuk ka mundur të vijë personalisht në Tiranë për të prezantuar propozimin e saj për programin e Xhamisë së Re dhe Muzeut të Tiranës e Bashkëjetesës Fetare, por do të përfaqësohet nga bashkëpunëtori i saj më i ngushtë Patrik Schumacher.

Juria e cila do të përzgjedhë edhe studion fituese përbëhet nga:

Edi Rama

Vedran Mimica

Peter Sëinnen

Paul Böhm (Boehm)

Enzo Siviero

Artan Shkreli

Përfaqësues i Komunitetit Mysliman

a.k/NOA

KOMENTE