Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusia kritika sulmeve ndaj familjes së Gadafit
English

Rusia kritika sulmeve ndaj familjes së Gadafit

E diel, 1 maj 2011, NOA- Aleanca ushtarake e udhëhequr prej NATO-s kundër pushtetmbajtësit të Libisë Muamar al-Gadafi po ashpërson qëndrimin. Djali i vogël i diktatorit Saif al-Arab al-Gadafi, sipas të dhënave zyrtare të Libisë gjeti vdekjen gjatë një sulmi nga ajri të aleancës në kryeqytetin Tripoli. Në vilën e djalit gjetën vdekjen edhe tre nipat e Gadafit. Rusia i kritikoi sulmet nga ajri të NATO-s. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Moskë thuhet, se ka dyshim ndaj deklarimit të aleancës, sipas së cilës vrasja e Gadafit nuk është objektiv i aleancës ushtarake. Vdekja e anëtarëve të familjes së Gadafit është në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, e cila lejon vetëm sulme në mbrojtje të popullsisë civile. NATO vetë deklaroi, se objektivat e aleancës janë vetëm me karakter ushtarak. Qëllimi është që të ndalen sulmet sistematike të regjimit të Gadafit ndaj popullsisë civile. Trupat që vazhdojnë t' i qëndrojnë besnike diktatorit pushtuan ndërkaq qytetin Xhalo, 300 km. në Jug të Bengazit, që është epiqendra e luftëtarëve të lirisë.

DW/NOA

KOMENTE