Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqetësime për incidente zgjedhore
English

Shqetësime për incidente zgjedhore

Shkup, 1 maj, NOA - Përfaqësues ndërkombëtarë në Maqedoni parashikojnë përsëritjen e incidenteve të zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2008. Një diplomat deklaron se klima e krijuar acaruese politike tanimë edhe në kampin politik maqedonas, është një paralajmërim për tensione dhe incidente zgjedhore gjatë fushatës dhe sidomos në ditën e votimit më 5 qershor.

“Ne nuk përjashtojmë një zhvillim të tillë dhe se kjo do të përsëritet në pikat e nxehta periferike të banuara me shqiptarë, ku vazhdimisht kanë qenë evidente incidentet. Por, tanimë kemi një situatë të re ku incidentet dhe dhuna do të përfshijnë edhe kampin politik maqedonas”, theksoi diplomati perëndimor.

Sipas tij, partitë shqiptare në zonat rurale do të fokusohen në ruajtjen e votës së lirë dhe shmangien e votimit familjar, por megjithatë kjo situatë akoma ende është problematike.

Partia maqedonase në pushtet dje paralajmëroi skenarë të organizuara nga LSDM për shkaktimi ne dhunës dhe incidenteve në ditën e zgjedhjeve. Komitetet vendore të LSDM opozitare kanë shpërndarë thirrje aktivistëve për mbrojtjen e votës së lirë në ditën e zgjedhjeve.

Misioni i OSBE- ODIHR me 300 vëzhguesve do t'i ndjek zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit në Maqedoni. Kjo organizatë ndërkombëtare akoma ka evidentuar parregullësi në proceset zgjedhore, duke vënë në qendër të vëmendjes frikësimin e qytetarëve në ditën e votimit dhe mospastrimin e listave zgjedhore.

Nga vëzhguesit vendor, organizata “Most” do të ketë 3500 vëzhgues në terren. Partitë e vogla druajnë për keqpërdorimin dhe vjedhjen e votës së lirë nga partitë e mëdha, përmes manipulimeve dhe shantazheve të ndryshme.

NOA/INA

KOMENTE