Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
U fsheh për 7 vjet, policia Greke e prangos për ta kthyer drejt Shqipërisë
English

U fsheh për 7 vjet, policia Greke e prangos për ta kthyer drejt Shqipërisë

E diel, 1 maj 2011, NOA- Policia Greke gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një të kërkuar nga drejtësia shqiptare, i cili i kishte shpëtuar prej disa vitesh vuajtjes së dënimit.

Ilir Gabeta i moshës 45 vjeçare, lindur në qytetin e Korçës, kishte arritur ti fshihej prej shtatë vitesh vuajtjes së dënimit prej 4 vitesh burg.

45 vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Librazhdit, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ku si pasojë e një aksidenti ngelën të vdekur dy persona.

Gabeta është deklaruar fajtor për ngjarjen e ndodhur në vitin 2004, në vendin e quajtur “Kthesat e Forta” në Hotolisht, Librazhd, ku si rezultat i mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, mosmbajtjes së krahut të lëvizjes dhe shpejtësisë tej normave të lejuara, teksa drejtonte automjetin tip Benz është përplasur me automjetin që vinte përballë në krahun e tij, tip autobus me targa EL1249B, me drejtues shtetasin Skënder Dema.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur bashkëshortët Dëfrim Shahollari, Pranvera Shahollari, si dhe është plagosur rëndë drejtuesi i autobusit Skënder Dema dhe janë plagosur lehtë disa persona të tjerë, ndër ta edhe Ilir Gabeta.

a.y/NOA

KOMENTE