English

Vjen Samsung Galaxy S III për të sfiduar i-Phone 5

SHBA, 1 Maj NOA - Ka nisur të qarkullojnë zërat në lidhje me përshkrimet e para të Samsung Galaxy S III, një smartphone i fuqishëm i markës koreane që në muajt në vazhdim do të sfidojë të riun iPhone 5.

Sipas burimeve të besueshme celulari mund të mbështetet në një procesor Exynos Dual Core prej 1.8 GHz dhe një display Super AMOLED me rezolucion qHD dhe një madhësi prej 4.5 polësh.

Samsung Galaxy S III do të jetë i metaltë, shumë i hollë dhe i privuar nga testet tradicionale hadrëare, të zëvendësuar nga një sistem kontrolli.

Për tu theksuar është se Samsung Galaxy S III, është i realizuar nëpërmjet një teknologjie laser-të induktuar thermal imaging (LITI) që Samsung për momentin nuk ka ndërmend ta ndajë me kompani të tjera prodhuese.

r.b/NOA

KOMENTE