English

Bin Laden varroset në det

SHBA, 2 maj, NOA – Trupi i terroristit të vrarë Osama Bin Laden është varrosur në det. Mediat amerikane shkruajnë se pas vrasjes së tij në Pakistan, trupi i Bin Ladenit është dërguar në Afganistan dhe më pas është varrosur në det.

CCN citon një funksionar të administratës shtetërore, i cili thekson se kjo është një praktikë e ndjekur sipas riteve të vendit të tij të orgjinës dhe traditës islamike. Ndërkohë që kanë dalë dhe detaje të tjera në lidhje me operacionin. Sipas mediave në Pakistan, qyteti ku u fshihej Bin Laden, Abbottabad, ka qenë një qendër e ushtrisë qeveritare të Pakistani. Në këtë qyet ndodhen tre divizione të mëdha dhe mjaft trupa speciale pakistaneze. Gjithashtu, qyteti është dhe zona ku banojnë mjaft ushtarakë të lartë. Fshehja e Bin Laden në këtë zonë ka bërë që SHBA të mos japin asnjë detaj për operacionin sekret.

Sipas një zyrtari të SHBA-së, shërbimet e Pakistani nuk kishin asnjë informacion mbi llojin e operacionit dhe personin që do të kapej në qytetin Abbottabad.

a.k/NOA

KOMENTE