Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan, arrestohen tre persona, qëlluan me çifte një shtetas
English

Elbasan, arrestohen tre persona, qëlluan me çifte një shtetas

Elbasan, 2 maj 2011, NOA – Uniformat blu të Elbasanit arrestuan tre persona, që tentuan të vrisnin me çifte një ditë më parë 34-vjeçarin nga Elbasani Ardian Duraku.

Policia e Elbasanit bën me dije se janë arrestuar Robert dhe Albert Hysa, që banojnë në fshatin Pajovë të Peqinit si dhe Ibrahim Nura nga fshati Gjyralë i Elbasanit.

Të tre të arrestuarit natën e shkuar në vendin e quajtur Kryqëzimi i Cërrikut, qëlluan me çifte drejt 34 vjeçarit Duraku, i cili po udhëtonte nga Peqini drejt Elbasanit.

Blutë e Elbasanit janë në kërkim të një personi të katërt, i cili mendohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas policisë mendohet se shkak për qëllimin e Durakut është një borxh i pakthyer nga ky i fundit ndaj tre autorëve.

mit/NOA

KOMENTE