English

Juventus kërkon me ngulm Agueron

Torino, 2 Maj NOA - Skuadra e Juventusit që tani është duke menduar për përforcimet e radhës që do të marrë në sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit bardhë e zinj me sa bëhet e ditur i kanë idetë e qarta në objektivat e tyre dhe në krye të dëshirave të tyre është: Kun Aguero.

Sipas shtypit Italian, është bërë e ditur se në program është një takim mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesit e klubit dhe kjo pikërisht për të folur në lidhje me një transferim të mundshëm të talentit argjentinas tek Juventus.

r.b/NOA

KOMENTE