English

Kasetat filmike, Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KQZ

Tiranë, 2 maj 2011, NOA – Kur fushata elektorale për zgjedhjet vendore është në katër ditët e fundit të saj, Kolegji Zgjedhor pranoi padinë e Partisë Socialiste duke hedhur poshtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pranimin nga televizionet të kasetave filmike të përgatitura nga subjektet politike.

Kolegji Zgjedhor nën drejtimin e gjyqtares Dhurata Haveri rrëzoi vendimin me numër 460 të KQZ-së.

Vendimi i rrëzuar i KQZ-së argumentonte se për plotësimin e detyrimit për pasqyrim të barabartë të fushatës zgjedhore midis subjekteve zgjedhore, për shkak të pamundësisë së mbulimit me resurset e veta, televizioni i ilustron aktivitetet e fushatës me filmimet e aktiviteteve të vëna në dispozicion nga kandidatët apo subjektet përkatëse.

Ky vendim u kundërshtua nga Partia Socialiste.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e PS-së duke rrëzuar vendimin e KQZ-së.

Ky vendim u lë dorë të lirë televizioneve që të vendosin të pranojnë apo jo kasetat filmike të përgatitura nga subjektet politike.

mit/NOA

KOMENTE