Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani në Vlorë e Fier: Garanci për rendin e sigurinë më 8 maj
English

Nishani në Vlorë e Fier: Garanci për rendin e sigurinë më 8 maj

Vlorë, 2 maj 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani gjatë ditës së sotme u ndal në qytetin e Fierit dhe Vlorës për të rekomanduar strukturat e policisë lidhur me masat që duhen marrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në zgjedhjet e 8 majit.

“Në këto zgjedhje duhet të dëshmoni profesionalizëm dhe integritet të lartë në zbatimin e ligjit, e po kështu të jeni shembullorë në etikën tuaj personale në komunikimin me qytetarët”, u shpreh Nishani.

Më tej deklaroi me bindje se punonjësit e policisë do të dinë të përmbushin detyrat e përcaktuara për garantimin e një klime të qetë e të sigurtë për të gjithë qytetarët.

Ministri i Brendshëm u kërkoi drejtuesve të policisë që të mos lënë jashtë vëmendjes shqetësimet e qytetarëve, si dhe u kërkoi atyre që të marrin masa për parandalimin e veprave penale.

Më tej ai i porositi drejtuesit e strukturave policore të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese me qëllim rritjen e efikasitetit të luftës kundër kriminalitetit.

a.y/NOA

KOMENTE