Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet për shpërthimin pranë çadrës elektorale të Edi Ramës
English

Policia flet për shpërthimin pranë çadrës elektorale të Edi Ramës

Tiranë, 2 maj 2011 NOA/ Ervin Tirana - Policia e Tiranës flet zyrtarisht për shpërthimin pranë çadrës elektorale të Edi Ramës, ngjarje e ndodhur sonte rreth orës 21.20, në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Policia e Tiranës tha se për në drejtim të vendit të ngjarjes ku u ndje shpërthimi, në pak çaste kanë mbërritur shërbimet e policisë, grupi i posaçëm hetimor, ekspertë xhenierë, ekspertë Antiekspoliziv, të cilët dhe aktualisht po kryejnë veprimet e para hetimore dhe procedurale duke mbledhur dhe administruar provat.

Nga shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili ndodhet aktualisht në vendngjarje, në brendësi të kontenierit të plehrave, janë gjetur pjesë copash të një bombole gazi.

Për pasojë, të këtij shpërthimi, është lënduar lehtë një kalimtar, Armando Dyrmishi, 29 vjeç, i cili po merr trajtimin mjekësor në spital jashtë rrezikut.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë thotë se aktualisht nga grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet e mëtejshme proçeduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij shpërthimi.

e.t/NOA

KOMENTE