Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Vota e 8 majit do e vendosë qeverinë nën varësinë e popullit
English

Rama: Vota e 8 majit do e vendosë qeverinë nën varësinë e popullit

Korçë, 2 maj 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama nga Korça këtë pasdite prezantoi kandidatin për bashkinë e qytetit, Niko Peleshin.

Rama deklaroi se 1 milionë të papunë nuk i fsheh dot asfalti elektoral dhe as rritjen e çmimeve dhe plagët e rënda të vendit, pasi sipas tij ato nuk ka asfalt që ti mbulojë.

“Në 8 maj ju dhe qytetarët e Sarandës që u shkatërrua nga Berisha do ti thonë larg qoftë modelit të tij. Kudo ku ne qeverisim shihen përditë e më qartë shenjat e një transformimi i cili i bën qytetarët krenar për vendin e tyre. Unë dëshiroj që këtu në Korçë të them se vota për Niko Peleshin, nuk është një votë e majtë, por është një investim i sigurtë për të gjitha familjet, fëmijët, të moshuarit dhe të gjithë qytetarët e Korçës”, u shpreh lideri i së majtës”, u shpreh Rama.

Sipas tij vota në 8 maj i thotë Saliut qartë dhe prerë kurrë më.

Më tej ai tha se i gjithë komuniteti duhet të reagoj, pasi mësuesit nuk mund të kërcënohen, ata mund vetëm të respektohen dhe adhurohen deh për këtë tha ai e vetmja rrugë është vota për Niko Peleshin e Partinë Socialiste.

Shefi i opozitës u shpreh se në 8 maj nis rruga e përmirësimit të jetës dhe transformimit rrënjësor të qytetit, pasi shtoi ai vota do e vendosë qeverinë nën varësinë e popullit, e populli do largohet nga varësia e qeverisë.

“Kemi parë përpjekje për të blerë votën dhe ti lërë njerëzit pa votuar, duke u blerë kartën e identitetit, por askush të mos i dorëzoj pasi rrezikojnë të japin të dhënat personale dhe të humbin identitetin, pasi ata synojnë të blejnë varfërinë. Ato para nuk e blejnë të ardhmen tuaj e kur u kërkojnë të dhënat personale ato janë në mbrojtje të sigurisë tuaj, kurrë mos e dorëzoni kartën, por paratë merruani sepse është paraja që mungon në xhepat tuaja dhe në ekonominë shqiptare”, deklaroi Rama.

Më tej lideri i së majtës u shpreh se ashtu si në Korçë do fitohet në Maliq, Vithkuq, Drenovë, Pojan e Liqenas dhe në gjithë zonat e tjera, pasi tha Rama është koha për të çuar dinjitetin në vend nga regjimi i kusarisë dhe matrapazllëkut.

Në përfundim tha ai në 8 maj do të hapet me votë e vetmja rrugë për të ardhmen.

a.y/NOA

KOMENTE