Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Riparohet rrjeti i Playstation
English

Riparohet rrjeti i Playstation

SHBA, 2 Maj NOA - “Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimet që ju kemi shkaktuar”, - kanë qenë fjalët e Kazuo Hirai, shefi i bashkësisë së video-lojërave të Sony, në lidhje me humbjen e të dhënave personale të 77 milionë llogarive të shërbimeve online të PlayStation Network, si pasojë e një sulmi nga hakerat.

Hirai ka premtuar ndihmë ndaj klientëve dhe u ka bërë të ditur se shërbimi do të kthehet i mundshëm gjatë kësaj jave, me masa sigurie shumë më të forcuara.

FBI dhe autoritete të tjera janë kontaktuar për të nisur hetime, në atë që kompania e ka quajtur si një “sulm të piratëve informatikë”, në qendrën e të dhënave në San Diego, në Kalifornia.

Sulmi, siç shpjegoi një drejtues i kompanisë, ka përfshirë dhe informacionet së bashku me emrat e përdoruesve, datat e lindjeve, adresa email-i dhe të dhëna log-in.

r.b/NOA

KOMENTE