Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Certifikoni zhvillimin, 8 maji e shndërron Vlorën kantier punësimi
English

Berisha: Certifikoni zhvillimin, 8 maji e shndërron Vlorën kantier punësimi

Vlorë, 3 maj 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë pasdites së sotme u ndal në qytetin e Vlorës për të prezantuar kandidatin për bashkinë e këtij qyteti Ardian Kollozi.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rats kreu i maxhorancës u shpreh se, tubimi madhështor për prezantimin e kandidatit flet për fitoren e çdo qytetari.

Më tej ai tha se nën drejtimin e kësaj qeveria Shqipëria u shndërrua në të bukurën e dheut dhe në destinacionin kryesor turistik të Europës.

“Ne përulemi para secilit prej jush, sepse ne kemi besim se zemrat e vendit tuaj janë forca e shërimit të çdo problemi dhe e zgjidhjes së çdo çështje. 8 maji nuk është një verdikt për të shkuarën, por është një zgjedhje për të ardhmen, ndaj edhe ju dhe të gjithë shqiptarët shkoni dhe certifikoni bindjen tuaj se Vlora mund të bëhet një nga qytetet më të zhvilluar të Mesdheut”, deklaroi kreu i qeverisë.

Sipas tij, në 8 maj qytetarët vendosin në 8 maj në piedestal moralin dhe vlerat e tyre, dhe për shndërrimin e Vlorës në kantier të madh punësimi.

Ai i ftoi vlonjatet që ditën e zgjedhjeve, të zgjedhin Vlorën bukuroshen turistike të mesdheut dhe të potencialeve të jashtëzakonshme turistike.

Kreu i së djathtës apeloi që në 8 maj qytetarët do të zgjedhin Vlorën e kampusit të ri universitar, të arsimit dh të progresit.

Më tej ai theksoi se vota e qytetarëve do të zgjedh Planin Urbanistik më modern në Europë, ai shtoi se vota e qytetarëve do të zgjedh Vlorën kryeqytetin e kombit.

Sakaq lideri i “Aleancës për qytetrin”, i garantoi qytetarët e Vlorës, se shtëpia e qytetarëve ka vend për të gjithë.

“8 maji do e bëjë Vlorën kryeqytetin e kombit në 100 vjetorin e Pavarësisë, fitorja e Ardian Kollozit do të shndërrohet në një sukses të vërtetë për secilin qytetar, pasi qytetarët janë të parët, flamuri është i pari”, u shpreh kreu i qeverisë.

a.y/NOA

KOMENTE