Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eksporti i menaxhimit të mirë, përmes investimeve
English

Eksporti i menaxhimit të mirë, përmes investimeve

Në vendet me të drejtë kontinentale kompanitë e vogla kanë menaxhim më të mirë, ndërsa në vendet me të drejtë zakonore menaxhim më të mirë kanë kompanitë e mëdha. Në vendet anglosaksone mbyllja e pronësisë pasqyrohet në menaxhimin më të keq të kompanive, ndërsa një gjë e këtillë nuk vërehet në vendet me të drejtë kontinentale

Kiril Nejkov është drejtues i Projektit për Qeverisjen e Korporatave pranë Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) në Maqedoni

Globalizimi financiar i mundësoi shumë kompanive, në veçanti atyre të cilat kanë akses në tregjet financiare globale, të aprovojnë më tepër praktika të mira të qeverisjes së korporatave. Por, në të njëjtën kohë, ka indikatorë për globalizimin financiar i cili ka kufizimet e tij, në veçanti për shkak se është shumë e besueshme se personat brenda korporatave dhe aksionarët kontrollues do t’i realizojnë objektivat e tyre dhe do të formojnë struktura të pronësisë të cilat do të jenë në interes të tyre.

Le t’i hedhim një vështrim analizës së përpiluar nga Universiteti Shtetëror në Ohajo, me titull: “A thua qeverisja e korporatave udhëton nëpër botë? Prova nga investitorët institucionalë”. Autorët e studimit analizojnë nëse investitorët institucionalë janë kanale për promovimin e qeverisjes së korporatave dhe nëse ka konvergjencë të njëjtë në shtete të ndryshme. Ata në mënyrë empirike konstatojnë se investitorët institucionalë eksportojnë qeverisje të mirë të korporatave dhe se shteti i origjinës të investitorit dhe kompanisë në të cilin investohet kanë ndikim në aktivitetet aksionare.

Metodologjia e kërkimit bazohet në përcaktimin e lidhjes ndërmjet pronësisë institucionale dhe qeverisjes së korporatave në 23 shtete gjatë periudhës kohore nga viti 2003 deri në vitin 2008. Kërkimi është realizuar në bazë të 2000 kompanive jo amerikane, ndërkaq si grup kontrolli janë marrë kompanitë e regjistruara në SHBA. Për indikatorë të qeverisjes së korporatave në kompani, hulumtuesit i shfrytëzojnë 41 parimet e praktikave më të mira të përcaktuara nga Risk Metriks – kompania më e rëndësishme konsulente botërore për çështje aksionare. (Këtyre dyzetë parimeve, të cilët paraqesin listë tabelore të praktikave më të mira, prej të cilave gjithsesi do të kenë dobi edhe kompanitë shqiptare në rastet kur do të dëshirojnë të bëjnë skenim të shpejtë se ku gjenden ata në krahasim me standardet botërore, do t’u kthehemi në një rast tjetër).

Nga kërkimi mund të konstatohet se SHBA-të janë shtet me përqindjen më të lartë të pronësisë institucionale – mesatarisht 57,8%, pasuar nga Kanadaja, Suedia dhe Britania. Është interesante se nga viti 2003 çdo vit është rritur përqindja e pronësisë institucionale mesatarisht për 2,4%, me rritje më të madhe në Britani, Kanada dhe Holandë. Investitorët institucionalë vendas kanë më së shumti tituj në SHBA (87%), Britani (70%), Kanada (60%), Suedi (60%) dhe Danimarkë (53%). Investitorët institucionalë të huaj kanë më së shumti tituj në kompanitë e Zelandës së Re (92%) dhe në Irlandë (89%).

Nuk është risi konkluzioni i hulumtuesve se niveli i qeverisjes së korporatave në nivel të kompanisë është pozitivisht i ndërlidhur me pjesëmarrjen e investitorëve institucionalë ndërkombëtar me pronësinë e kompanisë. Risi është përgjigjja të cilën ata morën për pyetjen: në ç’drejtim shkon ky rezultat? Kërkimi ka rezultuar se ndryshimet në pronësinë institucionale të kompanisë ndikojnë pozitivisht mbi qeverisjen e korporatave tek kompanitë, por e kundërta nuk është e saktë.

Le të marrim një shembull për të ilustruar rëndësinë e vendit të origjinës së investitorëve. Të themi se një kompani është rezidente në Gjermani – vend me të drejtë kontinentale. Kjo kompani ka pronarë investitorë institucionalë nga Franca dhe nga Britania e Madhe. Sipas numrit më të madh të indikatorëve, të cilët masin nivelin e mbrojtjes së investitorëve dhe cilësinë e institucioneve – Franca radhitet më poshtë se Britania. Teza është se – investitorët francez do të ishin më pak të përgatitur për ta ndërruar qeverisjen e korporatave të kompanisë krahasuar me ata britanik. Kërkimi ka treguar se kjo tezë është e saktë – vendi i origjinës së investitorëve dhe kultura e qeverisjes së korporatave, të cilën ata e bartin me vete ndikon mbi aktivitetin e po atyre investitorëve në ndryshimin e menaxhimit të kompanive jashtë vendit në të cilat investitori ka pronësi. Për më tepër, kërkimi tregon se sistemi juridik në vendin e origjinës jo vetëm për investitorin, por edhe për kompaninë ndikon mbi efektivitetin e monitorimit të cilin e zbatojnë investitorët institucionalë në kompanitë.

Është mëse një dekadë e vjetër teza tashmë e mirënjohur e LaPorta, de-Silanes, Shlifer dhe Vishni se mbrojtja e investitorëve dhe qeverisja e korporatave është më e fuqishme në vendet me të drejtë zakonore, sesa në vendet me të drejtë kontinentale. Kërkimi i fundit i realizuar jep detaje në këtë drejtim – dhe konkludon se në vendet me të drejtë kontinentale kompanitë e vogla kanë menaxhim më të mirë, ndërsa në vendet me të drejtë zakonore kompanitë e mëdha kanë menaxhim më të mirë. Nga ana tjetër, në vendet me të drejtë zakonore mbyllja e pronësisë reflektohet më keq në menaxhimin e kompanive, ndërsa një gjë e këtillë nuk është vërejtur në vendet me të drejtë kontinentale.

Sot, shkenca ka të dhëna të mjaftueshme të cilat mund ta reduktojnë pasigurinë e kompanive në shumë fusha, përfshirë edhe qeverisjen e korporatave. Kjo është një thirrje për shfrytëzim më të madh të kërkimeve shkencore për qëllimet praktike të biznesit.

Projekti për Qeverisjen e Korporatave është bashkëfinancuar nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SEKO). IFC është pjesë e Grupit të Bankës Botërore. Qendrimet e prezantuara janë të autorit, dhe domosdoshmërisht nuk pasqyrojnë pikëpamjet e IFC-së.

KOMENTE