Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitet agjencia valutore në mes të Tiranës, grabitësit largohen me motorr
English

Grabitet agjencia valutore në mes të Tiranës, grabitësit largohen me motorr

Tiranë, 3 maj 2011, NOA – Një agjenci e këmbimit valutor në Tiranë është grabitur vetëm pak minuta më parë në një nga bulevardet e kryeqytetit. Mësohet se dy persona të maskuar mirë dhe të armatosur kanë hyrë me dhunë në agjencinë e këmbimit valutor, që ndodhej në bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes vetëm pak pasi dy grabitësit ishin larguar me motorr.

Burime nga policia thanë se grabitësit kanë vjedhur rreth 10 mijë euro.

Policia ka nisur të marrë në pyetje punonjësit e agjencisë, të cilët janë gjendur në këtë orë dreke nën tmerrin e armës.

Policia ka nisur menjëherë hetimin për identifikimin e grabitësve.

Sipas policisë dyshohet se grabitësit kanë qenë vetëm dy persona, që kanë mundur të largohen rrëmbimthi pas kanë vjedhur sasinë e parave në agjenci.

Policia bën me dije se ka ngritur patrullat e saj nëpër kryqëzimet e Tiranës për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

mit/NOA

KOMENTE