Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njoftim nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë
English

Njoftim nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë organizojnë nesër, më 4 Maj 2011, ora 10.00, në Hotel “Tirana International” Konferencën e III-të Kombëtare të Infermierëve të Shqipërisë.

Midis të tjerash, aty do të diskutohet për arritjet, problemet dhe sfidat e kujdeseve infermierore në Shqipëri, për bashkëpunimin dhe mbështetjen që po u jepet këtyre profesionistëve në kuadrin e reformës në shëndetësi, për vetë rëndësinë që kanë dhe rolin që luajnë në kujdeset shëndetësore tek ne.

Infermierët shqiptarë, falë mbështetjes së ministrit të Shëndetësisë, USAID dhe Kooperacionit Zvicerian, vijnë në këtë Konferencë me rezultate të reja si:

- Ngritja e Task-Forcës për zbatimin e Kodit Etik Deontoligjik të Infermierëve

- Hartimi i Regjistrit Elektronik me të gjitha të dhënat profesionale për 13 mijë profesionistët e kujdesit infermieror.

- Edukimi i vazhdueshëm profesional i profesionistëve të kujdesit, institucionalizimi i këtij edukimi dhe rritja e aktiviteteve formuese në këtë drejtim.

Të gjitha këto arritje të mëdha që po çojnë në rritjen e cilësisë së kujdesit infermieror dhe shëndetësor tek ne.

Ndërkaq, probleme dhe sfida të reja të këtyre profesionistëve janë:

- Standardizimi dhe përmirësimi i formimit bazë të këtyre profesionistëve

- Përmirësimi i sjelljeve etiko-profesionale ndaj pacientëve dhe familjarëve

- Vlerësimi dhe përfaqësimi i këtyre profesionistëve në të gjitha institucionet ku punohet dhe vendoset për ta

- Informatizimi dhe rritja e aftësive menaxhuese të këtyre profesionistëve mbetet sfida dhe detyra në vazhdimësi për rritjen e cilësisë së kujdeseve shëndetësore në Shqipëri.

KOMENTE