Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plaçkiten me qindra paruke
English

Plaçkiten me qindra paruke

SHBA, 3 Maj NOA - Gjithmonë jemi mësuar të lexojmë për plaçkitje të bujshme autovetursh, banesave të njohura, por plaçkitja e një dyqani parukesh është diçka që rrallë herë e dëgjojmë.

Gjatë mëngjesit të ditës së dielë, dyqani Beauty One është boshatisur nga një numër i madh parukesh që kishte në brendësi të tij. Episodi ka lënë disi të habitur agjentët e policisë të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë pohuar se asnjëherë nuk kishin asistuar në një grabitje të tillë gjatë karrierës së tyre.

Hajdutët kanë shpërthyer një derë të blinduar. Grabitja nuk ishte shumë e sofistikuar, kjo pasi pronarët me siguri nuk prisnin që një plaçkitje e tillë mund të ndodhte.

Kohët e fundit në sallonet e bukurisë, numri i flokëve të rreme duhet thënë se është rritur në përdorimin e tyre si për shembull në rastin e extension.

Diçka e tillë mendohet të jetë dhe një arsye e mundshme që ka çuar hajdutët në një plaçkitje të këtij lloji.

r.b/NOA

KOMENTE