Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Me taksat bashkia bën Tiranën Europiane, ndërsa Qeveria rrit pasigurinë
English

Rama: Me taksat bashkia bën Tiranën Europiane, ndërsa Qeveria rrit pasigurinë

Tiranë, 3 maj 2011, NOA- “Pakti qytetar” është quajtur aktiviteti i organizuar nga Partia Socialsite ku kandidatët e saj për të gjitha bashkitë nën drejtimin e Edi Ramëstë kanë prezantuar platformat dhe programet e tyre elektorale.

Në fjalën e mbajtur kryesocialisti Edi Rama, njëherësh kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e kryeqytetit u shpreh se rrugëtimi dhe ëndrra e shqiptarëve filloi me një votë, vota që e ndryshoi përgjithmonë rrugën e këtij qyteti, vota për të rilindur Tiranën e zhytur në kaos e errësirë.

Sipas tij, është keqfolur për mënyrën se si është realizuar ky zhvillim, pasi Tirana e sotme 10 vjet më parë ishte ëndërr.

Më tej ai tha se, entuziazmin i qytetarëve do e çojë Partinë Socialiste në fitore në 8 maj në të gjithë Shqipërinë.

“Dëgjoheni një familje e zakonshme kryeqytetase i paguan qeverisë tatim mbi të ardhura, taksa konsumi, taksë televizori, pa përfshirë faturën për energjinë elektrike e me radhë, ndërsa bashkisë i paguan 550 lekë në muaj qeverisë i paguan 70 herë më shumë. Ndërsa me taksat e bashkisë ndërtohet Tirana Europiane, me vlerat që i paguhet qeverisë fitohet pasiguria në këmbim të qytetarëve të Tiranës për taksat”, u shpreh lideri i opozitës.

Sakaq ai shtoi, se bashkisë i paguhen vetëm tre taksa, bashkia e ka çuar taksën në minimumin që i lejohet asaj me ligj, ndërsa qeverisë sipas tij i paguhen 7 taksa për detyrime.

Ai tha se qeveria merr 10 herë më shumë, dhe për këtë tha Rama le të dëgjojnë biznesmenët se vetëm për mirëmbajtjen e kasës fiskale i paguajnë 25 herë më shumë seç i paguajnë bashkisë për 1 vit për pastrimin e qytetit. (vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE