Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tritol qendrës tregtare në Lezhë, dyshohet konkurrenca
English

Tritol qendrës tregtare në Lezhë, dyshohet konkurrenca

Lezhë, 3 maj, NOA Update - Qyteti i Lezhës është tronditur pas një shpërthimi të fuqishëm të një sasie tritoli të vendosur në lokalin e “Neptun Shop”, në krah të Bulevardit kryesorë të qytetit.

Persona ende të paidentifikuar, kanë mundur të vendosin sasinë e eksplozivit në afërsi të reklamës së dyqanit, në pjesën e sipërm të tij. Nga shpërthimi i eksplozivit është dëmtuar pjesa e tavanit të sipërm të dyqanit, si dhe ka patur dëmtime të materialeve në dyqan. Po kështu nga shpërthimi është dëmtuar edhe xhamat e një pallati përballë, ku banorët janë zgjuar të trembur nga shpërthimi i fuqishëm. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në orën 04.00 të

mëngjesit. Ndërsa deri tani nuk ka asnjë të ndaluar për këtë shpërthimi, policia ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve. Dyqani i Neptun Shop ka pak ditë që është hapur në qendër të Lezhës dhe një nga shkaqet e vendosjes së eksplozivit mendohet konkurrenca.

a.k/NOA

KOMENTE