English

11 prill 2011, Tajvani si Roma: Do të goditet nga një tërmet i fuqishëm

Tajvan, 4 prill NOA- Më 11 maj 2011, tërmeti i frikshëm do të godasë jo vetëm Romën, por edhe Tajvanin. Lajmi bëhet i ditur nga blogger Teacher Wang i cili ka paralajmëruar një tërmet të fuqishëm dhe një cunam mbi 170 metra.

Lajmi ka ngjallur panik dhe shumica e njerëzve po kërkojnë një strehë të sigurt:ky blogge, në fakt, u ka sugjeruar që të gjejnë strehë në male dhe të jetojnë kontejnerë.

Policia ndërkohë ka filluar hetimet dhe dyshon se ky rrjet shkencor mund të jetë i lidhur me biznesin e kontejnerëve, në fakt, shtëpitë e lëvizshme nuk janë të lira.

Sipas BBC, një prej tyre kushton më shumë se 5 mijë dollarë. Në rast se pronari i këtij rrjeti identifikohet, rrezikon 5 vjet burg dhe një gjobë prej së paku 1000 dollarë.

Por pavarësisht se rrjeti u hoq nga policia popullsia vazhdon të jetë e frikësuar. Tajvani në të kaluarën është goditur nga tërmete të dhunshme që kanë lënë pas gjurmët e shkatërrimit.

a.e./NOA

KOMENTE