Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Vota për Xhaferrin, gjenerator për shtimin e vendeve të punës
English

Berisha: Vota për Xhaferrin, gjenerator për shtimin e vendeve të punës

Durrës, 4 maj 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha pasditen e sotme nga qyteti i Durrësit ka zhvilluar takimin përmbyllës për të dhënë mbështetjen për kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, Ferdinand Xhaferri.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se Ferdinand Xhaferri është kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Durrësit.

“Jemi mbledhur për të votuar Ferdinand Xhaferrin si qytetar të parë të Durrësit, duke paraqitur dhe njëherë këtë kandidat u garantoj se programi i tij do të mbështetet me të gjithë potencialet nga qeveria shqiptare. Vota juaj më 8 maj është para së gjithash votë për shndërrimin e Durrësit në një gjenerator gjigant për shtimin e vendeve të punës, kjo votë do i hapë rrugë krijimit të mijëra e mijëra vende pune në turizëm, industri e në të gjitha fushat”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai u zotua se gjatë këtij mandati do asfaltohet çdo rrugë e rrugicë, si dhe do shtohet e ndërtohet një nga bulevardet më madhështore në qytet ai Durrës-Kallm.

Sipas tij vota për Xhaferrin do jetë votë për jetën akademike dhe universitare të qytetit. (vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE