Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca: Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka hyrë në rrugën e duhur
English

Konferenca: Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka hyrë në rrugën e duhur

Tiranë, 4 maj 2011, NOA- Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë organizoi mesditën e sotme Konferencën e III-të Kombëtare të Infermierëve të Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili gjatë fjalës përshëndetëse, ngriti lart figurën dhe rolin e infermierëve në kuadrin e realizimit të reformës në shëndetësi.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast ministri Vasili u shpreh se, “Konsolidimi i institucionit të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, realizimi i regjistrit elektronik si edhe aderimi i infermierëve në rang vendi në UISH, përbëjnë arritje të cilat na bëjnë të besojmë se kjo kategori, kyçe në shërbimin shëndetësor të vendit, ka hyrë në rrugën e duhur”.

Më tej ai shtoi se fakti që numri i infermierëve është dominues, rreth 13 mijë të tillë në rang vendi, dhe 70% e kohës që u kushtohet të sëmurëve në spitalet tona qeveriset nga infermierët, bën të mendohet se ata përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të shërbimit shëndetësor.

Sakaq kreu i shëndetësisë shqiptare theksoi se, “Nuk mund të ketë një sistem të modernizuar dhe evropian shëndetësor nëse infermierët nuk e çmojnë etikën dhe nëse nuk vazhdohet me edukimin dhe kualifikimin e tyre. Një seriozitet maksimal ky që Urdhri i Infermierit e ka kushtuar në mënyrë absolute”.

Nga ana e tij, presidenti i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, Sabri Skënderi, deklaroi si arritje të UISH, ngritjen e Task-Forcës për zbatimin e Kodit Etik Deontoligjik të Infermierëve si dhe hartimin e Regjistrit Elektronik me të gjitha të dhënat profesionale për 13 mijë profesionistët e kujdesit infermieror si edhe edukimin e vazhdueshëm profesional”.

Ndër të tjera ai përmendi edhe disa probleme në këtë sektor, ku veçoi, standardizimin dhe përmirësimin e formimit bazë të këtyre profesionistëve, përmirësimin e sjelljeve etiko-profesionale ndaj pacientëve dhe familjarëve dhe disa problematika të tjera.

Një element i rëndësishëm i kësaj konference ishte edhe prezantimi i Regjistrit të Infermierëve të Shqipërisë në rang vendi, me ndihmën e USAID dhe Kooperacionit Zvicerian. Një projekt ambicioz ky që realizoi regjistrimin e mbi 12 mijë infermierëve në rang vendi, sipas arsimit, të dhënave personale, dhe qendrave të punës ku ushtrojnë profesionin e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE