English

Një thesar në kopshtin e shtëpisë

Vjenë, 4 Maj NOA - Të premten e kaluar, agjencia federale austriake përgjegjëse për observimin e pasurisë kombëtare (BDA) ka deklaruar se ka marrë një sasi prej më shumë se 200 gurësh të çmuar dhe me shumë vlerë, të cilat i përkisnin periudhës mesjetare.

Historia nis që në vitin 2007 në periferi të Wiener Neustadt, një qytezë në veri të Vjenës, ku gjatë gërmimeve të një pellgu në kopshtin e një shtëpie, pronari i shtëpisë gjeti disa gurë të çmuar të cilët ishin shumë të pisët dhe në një pamje të parë jo me ndonjë vlerë të madhe.

Pasi ishin groposur prej shekujsh, duhet thënë se këto pjesë të çmuara ishin në gjendje shumë të keqe, madje deri në atë pikë saqë Andreas K., kërkoi të mbetej anonim, duke konfirmuar se ato nuk dalloheshin dot as se çfarë forme kishin.

Për këtë arsye ai i grumbulloi në një kuti qindra të tillë.

Deri në fundin e vitit të kaluar, kur vendosi të ndërronte shtëpi, ai u kujtua për këto objekte.

Pasi pastroi disa, u bëri foto për të parë se çfarë ishin realisht në internet. Në këtë mënyrë ndërhynë ekspertët e vërtetë të gurëve të çmuar dhe bënë të ditur vlerën reale të tyre.

Personi në fjalë vendosi të çonte të gjithë pasurinë në BDA.

Unaza, varëse, kopsa, pllaka të arta dhe të argjendta të zbukuruara të perla dhe fosile koralesh, arrinin në një shifër prej 153 pjesësh bizhuteri dhe 75 të tjerë objekte dhe fragmente, të gjitha tepër të çmuara.

Këto pjesë me vlerë monetare dhe historike, janë treguar për herë të parë më 2 maj në Vjenë në kompleksin e Hofburg, ku mund të vizitohen apartamentet e Shtetit dhe koleksionet e thesareve të perandorisë.

r.b/NOA

KOMENTE