English

SHBA: Pakistani të jap sqarime për Bin Laden

SHBA, 4 maj, NOA -Shtetet e Bashkuara zotohen se do t'i "shkojnë deri në fund" për të parë nëse Pakistani i ka ndihmuar Osama bin Ladenit që të shmangë ndjekjen e tij përpara se të vritet në vërsuljen e forcave speciale amerikane.

Shefi kundër terrorizmit në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Brenan i bëri këto komente përkundër deklaratës së presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari, i cili mohoi se Islamabadi e ka strehuar liderin e Al Kaidës. Shtëpia e Bardhë bëri publike edhe detaje tjera lidhur me vrasjen e njeriut më të kërkuar në botë, përfshirë atë se bin Ladeni ka qenë i pa armatosur kur ishte qëlluar të paktën një herë në kokë nga një komando amerikan.

Sekretari për shtyp i presidentit Barak Obama, Xhim Karnei, insistoi se lideri i AL Kaidës kishte rezistuar, megjithëse nuk tha se si, forcat amerikane ishin vërsulur në vendstrehimin e tij në veri të Islamabadit.

NOA.RFE

KOMENTE