English

Thaçi nesër përballet me “Vetëvendosjen”

Prishtinë, 4 maj, NOA - Kryeministri Hashim Thaçi do të përballet të enjten me deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” për çështjen e “bisedimeve teknike”, që janë duke u zhvilluar në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Do të jetë kjo interpelanca e parë e tij para përbërjes së katërt të legjislativit. Deputetët e “Vetëvendosjes” në vazhdimësi e kanë kundërshtuar hyrjen në bisedime me Serbinë, të bindur se nga këto bisedime Kosova nuk do të përfitojë asgjë, ndërsa Serbisë do t’i mundësohet integrimi në BE. Udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, ditë më parë, ka polemizuar edhe me udhëheqësen e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, zv.kryeministren Edita Tahiri.

Ai, madje pati kërkuar prej saj edhe procesverbalet dhe transkriptet e bisedimeve të deritashme. Bisedimet me Serbinë në muajin mars janë mbështetur me Rezolutë të veçantë të Kuvendit të Kosovës, ndonëse ajo nuk i ka marrë votat e tri partive opozitare: LDK-së, AAK-së dhe të “Vetëvendosjes”.

KOMENTE