English

Karbohidrate më efikase në dobësim, gjatë mbrëmjes

SHBA, 5 Maj NOA - Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Jerusalemit, faktikisht, konsumimi i karbohidrateve gjatë drekës, mund të modifikojë në mënyrë të favorshme sekrecionin e hormoneve leptina, hormoni i ngopjes dhe adiponectina, që redukton nivelin e glukozës në gjak, përmirëson ndjeshmërinë dhe kolesterolin dhe zhvillon një aksion anti-inflamator. e thënë me pak fjalë, diçka e tillë do të thotë rënie nga pesha dhe reduktim kolesteroli.

Studiuesit morën në ekzaminim 78 femra dhe meshkuj obezë, duke i ndarë ato në dy grupe dhe për gjashtë muaj i bënë të ndiqnin të njëjtën dietë kalorike prej 1300 ose 1500 kcal në ditë, me 20 % të kalorive proteina, 30-35% yndyra dhe 45-50% karbohidrate.

E vetmja diferencë ishte mënyra se si i merrnin karbohidratet pjesëmarrësit e studimit – gjatës ngrënies së vaktit së bashku me makarona, oriz, buke, patate, kos me fruta apo disa biskota: një grup i konsumonte këto asortimente gjatë ditës ndërsa tjetri në mbrëmje.

Pas gjashtë muaj studim u vu re e personat që kishin konsumuar karbohidratet gjatë drekës, kishin rënë nga pesha dhe kishin shmangur kilet e tepërta, kjo krahasuar me ata të cilët kishin konsumuar karbohidratet në mbrëmje.

r.b/NOA

KOMENTE