Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërcënuan dhe rrahën operatorin e TV, prangosen militantët socialistë
English

Kërcënuan dhe rrahën operatorin e TV, prangosen militantët socialistë

Shkodër, 5 maj 2011, NOA- Një operator i televizionit “Tv Rozafa” në Shkodër, është kërcënuar, dhunuar dhe fyer, për shkak se po filmonte një takim elektoral të Partisë Socialiste.

Romir Hadëri i moshës 23 vjeçare dhe Suad Laçej 21 vjeç të dy banues në Shkodër, janë prangosur pasi janë identifikuar si autorët që goditën dhe kanosën për shkak të detyrës, operatorin e medias lokale të këtij qyteti.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA se, arrestimi i tyre u bë pasi, në orët e paradites, në lagjen “Qemal Stafa”, të qytetit, pikërisht në vendin e quajtur pranë godinës së Televizionit Lokal Rozafa, dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur, kanosur dhe fyer, për shkak të detyrës, shtetasin Gjon GJ., 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, me detyrë operator i TV Rozafës.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në momentin kur dy të ndaluarit kanë qenë të pranishëm në një takim elektoral të Partisë Socialiste dhe e kanë fyer e kërcënuar operatorin e “TV Rozafës”, i cili po kryente detyrën e tij, duke filmuar takimin. Prokuroria e Shkodrës, do i hetojë dy të rinjtë për veprat penale të “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosje”dhe “Fyerje”, pavarësisht pretendimit të të rinjve se operatori nuk duhej ti filmonte.

a.y/NOA

KOMENTE