English

Mariah Carey në Twitter: Gjeni emrat e binjakëve

SHBA, 5 Maj NOA - Tani që nuk mund të postojë më foto në profilin e saj të Twitter, Mariah Carey ka nisur një tjetër fushatë.

Këtë herë bëhet fjalë për gjetjen e emrave të binjakëve të saj, që kanë mbetur ende në sekret.

Me sa bëhet e ditur të dy nisin me shkronjën M, kjo është e vetmja e dhënë që ka bërë të ditur këngëtarja për fansat e saj, duke i kërkuar atyre të gjejnë se si mund të quhen si vajza ashtu dhe djali, të cilët sapo kanë lindur.

Zyrtarisht ajo i quan Dem Babies, por dhe ata kanë një emër.

Megjithatë për ti bërë të ditur si Mariah ashtu dhe Nick Cannon nuk kanë aspak ndërmend.

r.b/NOA

KOMENTE