Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani- delegacionit Gjerman: Zgjedhjet e 8 majit do shënojnë standard
English

Nishani- delegacionit Gjerman: Zgjedhjet e 8 majit do shënojnë standard

Tiranë, 5 maj 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani zhvilloi një takim me një përfaqësi të Komisionit të Punëve të Brendshme të Parlamentit të Gjermanisë.

Gjatë bisedës Nishani u shpjegoi atyre se për sa i takon përgatitjeve të procesit zgjedhor të 8 majit, procesi i hartimit të listave zgjedhore është ndërtuar mbi bashkëpunimin mes qeverisjes qendrore me qeverisjen vendore dhe se këto lista burojnë nga Regjistri Kombëtar Elektronik i Shtetasve.

Ndër të tjera ministri i Brendshëm e informoi delegacionin Gjerman se, punonjësit e policisë janë trajnuar me mbështetjen e OSBE-së në mënyrë që të mos ketë asnjë problem.

Më tej ai i ka cilësuar dokumentet e identitetit për të votuar si të standardeve më të larta Europiane.

Sakaq ai u pasqyroi atyre edhe betejat dhe arritjet në luftën kundër kriminalitetit, ku dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Gjermania për policinë shqiptare, ku veçohet ndihma për repartin elitar të policisë RENEA.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e delegacionit parlamentar gjerman vlerësuan masat e ndërmarra për zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm dhe shprehën rëndësinë e forcimit të klimës së besimit dhe bashkëpunimit mes forcave politike në vend.

Delegacioni drejtohej nga Zv.kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme të parlamentit gjerman Z. Frank Hofmann dhe shoqërohej nga ambasadorja gjermane në Tiranë Znj. Carola Muller Holtkemper. a.y/NOA

KOMENTE