Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partitë shqiptare në Maqedoni, pakënaqësi për listat e kandidatëve
English

Partitë shqiptare në Maqedoni, pakënaqësi për listat e kandidatëve

Shkup, 5 maj 2011, NOA- Ndonëse fushata nis zyrtarisht më 16 maj, partitë politike shqiptare në Maqedoni janë përfshirë nga shqetësimet.

Edhe pse ishte paralajmëruar se kandidatë të PDSH-së për deputetë do të jenë Mirushe Hoxha, Valon Bela, Metin Izeti e Sadi Bexheti, kryetari i këtij subjekti politik Menduh Thaçi ka vendosur që ti lerë jashtë listës për deputetë.

Mediat maqedonase raportojnë se pakënaqësia më e dukshme ishte tek sekretari i përgjithshëm i partisë Metin Izeti i cili edhe pse filloi të udhëheqë konventën e mbrëmshme, vendosi të braktisë që më pastaj të vazhdojë Imer Aliu.

Liderët e subjekteve më të mëdha politike shqiptare do të përballën në njësinë e gjashtë zgjedhore Ali Ahmeti i BDI-së përballë Menduh Thaçit të PDSH-së, Rufi Osmanit të RDK-së, Bardhyl Mahmutit të BDSH-së dhe Kastriot Haxhirexhës si kandidat i DR-së. Lideri i DR-së Imer Selmani si bartës i listës do të jetë në njësinë e parë zgjedhore përballë do të ketë Izet Mexhitin e BDI-së, Bekim Fazliun e PDSH-së dhe Nuhi Aliun e RDK-së.

Në njësinë e dytë zgjedhore bartëse e listës së BDI-së do të jetë Ermira Mehmeti Devaja, e cila përballë do të ketë Orhan Ibrahimin e PDSH-së, Bastri Bajramin e DR-së, Selver Jasharin e RDK-së dhe Xhezair Shaqirin ish- komandant Hoxhën e BDSH-së.

Mësohet se në njësinë e tretë zgjedhore do të garojë ministri i shëndetësisë Bujar Osmani, për kundërshtar do të ketë Iljaz Mehmetin e PDSH-së, ndërsa DR-ja përkundër paralajmërimeve nuk do të garojë në këtë njësi zgjedhore.

Në njësinë e pestë zgjedhore bartës i listës së BDI-së është Arben Llabënishti ndërsa kundërshtar të tij janë Zijadin Sela nga radhët e PDSH-së, Kushtrim Murtishi nga DR dhe Riza Istrefi nga RDK-ja.

BDI-ja e Ali Ahmetit ishte e para që dorëzoi listat pranë KSHZ-së.

a.y/NOA

KOMENTE