Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Humbësit kërkojnë fitore me alternativën e shantazhit
English

Rama: Humbësit kërkojnë fitore me alternativën e shantazhit

Koplik, 5 maj 2011, NOA- Gjatë mesditës së sotme kreu i opozitës Edi Rama ka mbyllur fushatën edhe në qytetin e Koplikut.

Rama ka kërkuar votën për Nazmi Hasanaj kandidatin e “Aleancës për të ardhmen”, duke thënë se ka ardhur koha të largohet pushteti i kusarisë.

Në fjalën e mbajtur nga ky qytet ai u shpreh se, “Sot Malësia e Madhe është vendi ku listat e borxheve nëpër dyqane janë bërë zinxhir, që kanë lidhur këmbët e çdo familje të zakonshme.”

Duke u ndalur tek “Pakti qytetar” kryesocialisti u tha banorëve se në katër vitet e ardhshme do hapen 300 mijë vende të reja pune si dhe do krijohen lehtësira të forta fiskale për çdo biznes prodhues.

Më tej ai shtoi se do bëhet zero TVSH-ja e ilaçeve, që të mos ketë më të sëmurë dhe të moshuar që shkojnë në farmaci e kanë filluar të paguajnë gjysmën e ilaçeve dhe gjysmën tjetër e marrin siç marrin ushqimet, me lista.

Rama theksoi se humbësve nuk u ka mbetur asnjë alternativë më përveç shantazhit: “Ata që fitojnë nuk kanë nevojë të bëjnë presione e shantazhe. Presionet dhe shantazhet i bëjnë ata që humbin dhe ata që i tremben votës së popullit si djalli temjanit ashtu siç i trembet Saliu me Ilirin dhe me të gjithë oborrin e kusarëve, të cilëve në 8 maj të gjithë bashkë si në një demonstratë të madhe popullore tek kutitë e votimit, do t'ju tregojmë se kemi gjithçka na duhet për të ecur në të vetmen rrugë, në rrugën e Aleancës për të Ardhmen, duke u thënë kusarëve dhe matrapazëve, kurrë më mbi kurrizin tonë.”

a.y/NOA

KOMENTE