Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Kavajë: Mos besoni më te kandidatët e PD
English

Rama në Kavajë: Mos besoni më te kandidatët e PD

Kavajë, 5 maj 2011, NOA – Nga Kavaja ku ndaloi për të përmbyllur mitingjet e fushatës elektorale në këtë qytet, lideri i opozitës Edi Rama i bëri thirrje kavajasve të votojnë kandidatin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Elvis Roshi dhe jo kandidatin e PD-së.

Kryesocialisti Rama u bëri thirrje banorëve të mos besojnë më tek kandidati i Partisë Demokratike, që u ka marrë votat kavajasve për 20 vjet, duke mos u realizuar asnjë premtim, porse i fyen ata me vendosjen e fytyrës së tij anekënd sheshit të qytetit.

Rama u kërkoi banorëve të Kavajës që në 8 maj të mos votojnë regjimin e premtimeve të pambajtura, të cilat janë sikundër tha Rama thjesht premtime elektorale.

Kryetari i Partisë Socialiste i premtoi kavajasve se në “Në 8 maj ne jemi gati që me votën tuaj të fillojmë një rrugë të re për Kavajën, me bindjen se qyteti është i të gjithëve”, duke u bërë apel që me votën e 8 majit të largojnë shërbëtorët jo të mirë që janë në krye të Bashkisë së Kavajës.

mit/NOA

KOMENTE