Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Respekt për dëshmorët dhe viktimat e komunizmit
English

Rama: Respekt për dëshmorët dhe viktimat e komunizmit

Tiranë, 5 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pas homazheve të bëra në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 5 Majit, deklaroi se në sot nderohen njerëzit që sakrifikuan jetën për vendin.

“Lavdi dëshmorëve për ideale të pastra dhe ëndrra që mbeten sot e gjithë ditën, ëndrra të qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi. Mirënjohje dhe respekt të tillë për çdo veteranë të luftës, njëkohësisht edhe për çdo njeri që diktatura komuniste e pengoi të jetonte i lirë”, tha Rama. Ai u shpreh se qytetarët kanë për detyrë të realizojnë ëndrrat e dëshmorëve.

Ai shtoi se veteranët dhe viktimat e komunizmit i bashkonte ëndrra për të jetuar të lirë në një atdhe të përbashkët.

“Të gjithë këta njerëz i bashkon ajo që mbetet sot e gjithë ditën pjesë e pandarë, ëndrra për një atdhe të përbashkët që mund të jetë shtëpia e çdo shqiptari”, tha sot Rama.

a.k/NOA

KOMENTE