Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Saliu i ka fyer shqiptarët me kandidatët injorantë e matrapazë
English

Rama: Saliu i ka fyer shqiptarët me kandidatët injorantë e matrapazë

Vlorë, 5 maj 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama takimin përmbyllës të fushatës së 8 majit pasditen e sotme e ka zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku u shpreh se Saliu ka fyer Vlorën, por edhe Tiranën me kandidatët që mbajnë në kurriz ngjarje që nuk u lejohen.

Në takimin mbështetës për Shpëtim Gjikën ai tha se Berisha ka fyer edhe Durrësin me një injorant që nuk di ku është varri i Ismail Qemalit.

Më tej ai ka sulmuar edhe kandidatin për kryebashkiak të Korçës duke e quajtur si qoftexhi, ndërsa kandidatin e Elbasanit ai e cilësoi si një matrapaz të sugjeruar nga Ilir Meta.

“Saliu ka shkuar aq larg këtë herë sa ka fyer edhe Kamzën e cila e ka votuar besnikërisht, dhe u ka lënë dikë që nuk kujdeset aspak për qytetarët. Por kandidatët nuk e kanë fajin, fajin e ka Saliu, ai shton presionet sepse Saliu ka përditë e më shumë frikë për 8 majin”, u shpreh kreu i së majtës.

Ai bëri thirrje që qytetarët të bashkohen me “Aleancën për të ardhmen”, që në Shqipëri të mos ketë vota presioni, ku hija e pushtetit të mos kërcënojë, as mësuesit dhe as qytetarët.

Sipas tij Saliu le të flasë për të vetmen rrugë, pasi shtoi Rama e vetmja rrugë është rruga drejt Europës.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Mani Endacaku belgu21:47 - 05 Maj 2011
    Edi si gjithmoné me akuza,me sa duket nuk e zé gjumi nga Lul Basha me qé éshté kandidati mé i pérshtatshém pér Tiranén.Na vjen keq pér Edin por té themi té drejtén dhe té vértetén nuk éshté mé pér Tiranén.Ai tani té shikoj partiné dhe realitetin mos té merret me shoqériné e vjetér si Ngjelat dhe disa té tjeré qé i hiqen si miq.PS ka shumé té ménçur dhe po té béjné njé pastrim radikal nga çakenjté dhe qenté qé i sillen vérdallé me lajka dhe servilitet do béj shumé miré.Njé fjalé e urté thoté injoranti nuk ka kurré aftési pér matrapaz dhe matrapazi kurré nuk éshté injorant pér até prefesion qé ka.Kandidati Tiranés Lul Basha éshté i lauruar me dipllomé dhe éshté njeriu historise sé ardhéshme shqiptare