Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rasti për t’i dhënë fund “luftës”
English

Rasti për t’i dhënë fund “luftës”

Nga “Washington Post” Dhjetë vjet pas sulmeve terroriste, presidenti Obama bëri të ditur se Osama bin Laden, autor i 11 Shtatorit, ishte i vdekur si rezultat i një aksioni ushtarak amerikan.

Zënien dhe vrasjen e bin Ladenit, Obama e cilësoi si një përpjekje të jashtëzakonshme për të mposhtur Al Kaidën, duke shtuar se Amerika kurrë nuk do të zhvillojë luftë kundër Islamit.

Tash - me Bin Ladenin e varrosur në det - është koha për t’i dhënë fund “luftës globale ndaj terrorizmit”, me të cilën jetuam gjatë gjithë dekadës së fundit.

Është koha që të pushohet së definuari beteja kundër terroristëve të pa-shtet si “luftë”. Administrata e Bushit shfrytëzoi “luftën” si justifikim për minimin e parimeve më të mira të Amerikës.

Ishim dëshmitarë të abuzimit me standardet e të drejtave të njeriut, të arrestimeve të paligjshme të grave dhe burrave dhe mbështetjes së torturës. Sot është koha jo vetëm për t’i dhënë fund termit “luftë kundër terrorizmit”, por edhe vetë luftës, dhe t’i sjellim trupat tona ushtarake në shtëpi.

Suksesi në eliminimin e bin Ladenit duhet të ofrojë kurajë dhe hapësirë politike për administratën Obama, që luftës në Afganistan t’i japë një fund të shpejtë, duke zvogëluar numrin e forcave amerikane dhe duke iniciuar bisedimet për paqen ndërmjet rrymave të ndryshme atje.

Al Kaida tashmë në masën më të madhe është asgjësuar; ajo është fragmentuar me anëtarësi vetëm në qindra dhe me vdekjen e liderit të saj. Ndoshta kurrë më nuk do të gjejë liderin tjetër për t’i prirë.

Presidenti Obama dhe ekipi i tij tash kanë rastin unik të rishikojnë debatin për sigurinë nacionale, sepse fundi i bin Ladenit i ka dhënë administratës më shumë kredibilitet dhe kapital politik në çështjet e sigurisë nacionale.

Megjithatë, jetojmë nën hijen e 11 Shtatorit - një krimi të përmasave monumentale - dhe do të ishte naivitet i madh të mohosh se qelizat terroriste me kapacitete helmuese janë të shpërndara nëpër botë.

Por, terrorizmi nuk është armik që kërcënon ekzistencën e kombit tonë. Ai nuk mund të përballohet me sukses me përdorimin në shkallë të gjerë të forcës, duke okupuar vendet tjera.

Më parë do të përballohej me shfrytëzim të urtë të shërbimeve informative dhe punë policore, që do ta mbante të sigurt kombin. Përgjigjja jonë ndaj terrorizmit nuk duhet të rrezikojë minimin e parimeve që e përcaktojnë Amerikën në sytë tanë dhe të botës.

Bin Ladeni dhe grupi kryesor i Al Kaidës, që planifikoi dhe ekzekutoi sulmet e 11 Shtatorit, në masën më të madhe janë asgjësuar, por me një çmim panevojshëm të lartë - dy luftëra që po vazhdojnë, me më shumë se 50 mijë ushtarë të vrarë ose plagosur, qindra dhe mijëra irakianë, afganë dhe pakistanezë të vrarë, triliona dollarë të shpenzuara dhe humbje të pozitës së Amerikës në botë, e cila duhet të rikthehet.

Ndonëse kishte vazhduar me politikat e sigurisë nga koha e presidentit Bush, presidenti Obama duket se e kupton se në ç’masë janë në gjendje luftërat t’i minojnë vlerat më të mira të vendit.

KOMENTE