Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Dialogu obligim ndërkombëtar, por jo jashtë vijave të kuqe
English

Thaçi: Dialogu obligim ndërkombëtar, por jo jashtë vijave të kuqe

Prishtinë, 5 maj 2011, NOA- Në seancën parlamentare të mbajtur gjatë ditës së sotme për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se dialogu mes tyre është teknik.

Në fjalën e tij ai tha se, Qeveria e Kosovës ka hyrë në këtë dialog me një platformë të qartë parimesh mbi ruajtjen, avancimin e interesave shtetërore, të mbrojtjes së Kushtetutës së vendit, promovimit të politikës rajonale dhe asaj të jashtme të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, refuzimi ndaj Serbisë nuk bëhet me ngritjen e zërit në Parlamentin e Kosovës, por me punët konkrete që janë bërë më herët për të larguar Serbinë nga Kosova.

“U dëgjua zë i ngritur këtu kundër Serbisë, të atyre që ishin edhe kundër dialogut apo takimet tona me komunitetin ndërkombëtar në Vjenë, proces ky, i cili solli shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. U dëgjua edhe zëri kundër të gjithë partnerëve tanë dhe proceseve euroatlantike tash në këtë moment, kur Kosova është në rrugë të sigurt për t’u integruar edhe në NATO dhe Bashkim Evropian dhe kjo do të ndodh. Prandaj, është një kontinuitet i refuzimit të proceseve q i sollën lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe procesit euroatlantik”, u shpreh Kryeministri i Kosovës.

Ai theksoi se dialogu për Kosovën është një obligim ndërkombëtar dhe se rezoluta e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica dërmuese e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, e fton Kosovën dhe Serbinë që të fillojë një dialog për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

Rezoluta ndër të tjera paraqet edhe synimet e dialogut për vendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe, përmes këtij dialogu synohet promovimi i mëtejmë i bashkëpunimit, arritja e progresit në procesin e integrimeve evropiane dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve.

Më tej Thaçi tha se, duke marrë parasysh Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe mbështetjen e fuqishme të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, për një dialog teknik mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, të shprehur me deklaratën e datës 8 shkurt 2011, Qeveria e Republikës së Kosovës e sheh dialogun si një obligim ndërkombëtar në përputhshmërinë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për fuqizimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq kreu i qeverisë, Thaçi u shpreh se dialogu do të fokusohet në tre nivele, ku në nivelin e parë janë problemet praktike, me të cilat përballen qytetarët e Kosovës që nga paslufta, në nivelin e dytë është zbatimi i një nga parakushtet më të rëndësishme të integrimeve evropiane, ai i bashkëpunimit rajonal.

Ndërsa, niveli i tretë është faktori Bashkim Evropian, që është pjesë substanciale e procesit të dialogut.

Ndër të tjera ia tha se ka edhe çështje të panegociueshme ose vija të kuqe siç janë:

Statusi i Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë; Kosova është shtet i pavarur dhe sovran; pavarësia e Kosovës është e panegoiueshme; Kosova është shtet i pavarur me integritet territorial të paprekshëm të njohur ndërkombëtarisht.

Sipas tij, Kosova ka vënë vijat e kuqe dhe, dialogu është ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.

a.y/NOA

KOMENTE