Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Gjermania mbështetësja kryesore e Shqipërisë
English

Topalli: Gjermania mbështetësja kryesore e Shqipërisë

Tiranë, 5 maj 2011, NOA- Në një takim të zhvilluar me përfaqësues të Bundestagut Gjerman, kryeparlamentarja Jozefina Topalli u shpreh se, Gjermania është një partner i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe zë vendin e parë në mbështetjen nga pikëpamja financiare, ekonomike, politike e diplomatike.

Më tej ajo ka falënderuar përfaqësuesit Gjermanë për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, për heqjen e vizave dhe bërjen të mundur që shqiptarët të lëvizin me dinjitet në të gjitha vendet e Europës.

“Unë edhe njëherë gjej rastin për të falënderuar kolegët e mi për vizitën e tyre dhe në mënyrë të veçantë Gjermaninë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, deklaroi kryeparlamentarja.

Ndër të tjera ajo shprehu bindjen se edhe zgjedhjet e 8 majit do të shënojnë një standard të ri.

Kryetarja e Kuvendit gjatë takimit me nënkryetarin e Komisionit të Punëve të Brendshme Frank Hoffman theksoi se mirëpret në Shqipëri vizitën e Kancelares Angela Merkel si dhe shtoi që, marrëdhëniet mes dy vendeve do të intensifikohen së tepërmi.

a.y/NOA

KOMENTE