Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tritol makinës së kandidatit të PS në Kukës
English

Tritol makinës së kandidatit të PS në Kukës

Kukës, 5 maj, NOA – Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethin e Kukësit. Një sasi eksplozivi ka shpërthyet në makinën e kandidatit të Partisë Socialiste për komunën Shtiqën, Astrit Cengu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se në momentin e shpërthimit, Cengu nuk ka qenë në makinë. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale në automjet. Ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për gjetjen e autorëve. Sipas raportimeve të para mësohet se ka qenë një sasi e vogël lënde eksplozive, dyshohet tritol, duke qenë se automjeti nuk është dëmtuar shumë.

a.k/NOA

KOMENTE