Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
UNESCO, shtohen edhe 6 vende dhe 43 pasuri që ruhen prej saj
English

UNESCO, shtohen edhe 6 vende dhe 43 pasuri që ruhen prej saj

Gjenevë, 5 maj 2011, NOA - Ato nuk kanë patur deri tani, asnjë pasuri kulturore apo trashëgimi që të jetë vënë nën mbrojtje ndërkombëtare.

Por që nga muaji qershor, duket se një gjë e tillë do të bëhet e mundur.

Fjala është për 6 vende të botës, pasuritë kulturore të të cilave do të merren në mbrojtje nga UNESCO, agjencia e OKB-së për trashëgiminë kulturore.

Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të saj, duke saktësuar se këto gjashtë që do i kenë pronat e tyre të gdhendura në Listën e Trashëgimisë Botërore janë Barbados, Xhamajka, Palau, Kongo, Mikronezia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bëhet me dije se këto propozime do të shqyrtohen në takimin e UNESCO-s që do të mbahet gjatë datave 19-29 qershor në Paris.

Janë në total 42 pasuri të njerëzimit që pritet të klasifikohen si pasuri të mbrojtura gjatë këtij takimi.

Mes tyre përmendim: Ningaloo Coast (Australi); Parku Kombëtar Pendjari (Nigeri); Parku Kombëtar Vudalianchi (Kinë); Pyjet e lashta të Ahut (Gjermani); ishujt Ogasavara (Japoni); Liqeni në Luginën Rift i Madh (Kenia); Trinational Sangha ( Kongo) etj.

Gjatë seancës së Parisit, bëhet me dije se anëtarët e Komitetit të Trashëgimisë Botërore do të shqyrtojnë gjendjen e ruajtjes së 169 pronave duke përfshirë 34 vende të gdhendura tashmë në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik për shkak të kërcënimeve serioze të pazgjidhura ndaj vlerave të tyre universale. Komiteti i Trashëgimisë Botërore, përgjegjës për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore, përbëhet nga përfaqësues të 21 vendeve, të zgjedhur nga shtetet palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore për katër vjet.

Komiteti mbikëqyr gjithashtu edhe dhënien e mbi 4 milionë dollarë në vit nga Fondi i Trashëgimisë Botërore, që synon, në mesin e qëllimeve të tjera, një veprim urgjent, trajnimin e ekspertëve dhe të nxitjes së bashkëpunimit teknik.

n.e/NOA

KOMENTE