Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE emëron përfaqësues të përkohshëm në Kosovë
English

BE emëron përfaqësues të përkohshëm në Kosovë

Bruksel, 6 maj, NOA - Bashkimi Evropian ka emëruar diplomatin italian Fernando Gentilini ushtrues detyre të shefit të Zyrës së përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe njëkohësisht edhe shef i zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian.

Gentilini e zëvendëson diplomatin Piter Feith, i cili deri në fund të muajit prill e kryente këtë post. Ndërsa Feith, është duke e kryer rolin e mbikëqyrësit të pavarësisë së Kosovës, mbikëqyrje kjo që nga autoritetet në Kosovë po kërkohet të përmbyllet. Pritet që Catherine Ashton ta konfirmojë vendimin e Këshillit të BE’së. RTK njoftoi se Kryediplomatja europiane është dashur ta kryej këtë punë në orët e vona të së enjtes.

Por, Maja Kociancic, Zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, nuk ka qenë në gjendje ta konfirmoi këtë. “Momentalisht nuk jam në gjendje ta konfirmoj këtë. Mund të më thërrisni nesër”, ka thënë Kociancic për Express, të enjten.

Diplomati italian do zëvendësojë holandezin Pieter Feith, i cili është Përfaqësues Special i BE’së në Kosovë që nga shkurti i vitit 2008. Megjithatë, Feith do të vazhdojë punën në Kosovë edhe pas 30 prillit, por vetëm si Shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, pozitë në të cilën ka mandat të pakufizuar. Brukseli ka vendosur që emisari i ri të ketë mandat vetëm tre muaj për shkak se shtetet anëtare ende nuk janë pajtuar rreth riorganizimit të pranisë europiane në Kosovë dhe nëse EUSR’ja do të shërbej edhe si Shef i ICO’së.

Deri në fund të korrikut të këtij viti, në BE shpresohet se do të ketë marrëveshje për rigrupimin e strukturave europiane në Kosovë dhe do të emërohet Emisari me mandat të plotë.

Aktualisht, Fernando Gentilini është një nga këshilltarët për Ballkanin në Sekretariat të BE’së dhe është i përfshirë edhe në dialogun për çështje teknike mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka punuar në Kosovë në vitin 2004 dhe 2005, si përfaqësues personal i Javier Solanës.

Gentilini ka filluar karrierën në shërbimin diplomatik të Italisë në vitin 1990. Ka punuar në Ambasadën italiane në Etiopi. Më vonë është dërguar në Misionin e përhershëm italian në Bruksel.

Para se të emërohet emisar i Solanës në Prishtinë, Gentilini ka qenë shef i Departamentit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Italisë.

Nga viti 2008 deri më 2010, ai ka shërbyer në Afganistan si Përfaqësues i Lartë Civil i NATO’s.

NOA

KOMENTE