Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Vota për Bashën e qytetarët e parë, shndërrohet në gjenerator punësimi
English

Berisha: Vota për Bashën e qytetarët e parë, shndërrohet në gjenerator punësimi

Tiranë, 6 maj 2011, NOA- (Update) Kryeministri Berisha në fjalimin përmbyllës të fushatës së 8 majit shprehu mirënjohjen e thellë për qytetarët për mbështetjen e dhënë në reformat e suksesshme.

“Ju bëtë që Shqipëria nga vendi me të ardhurat më të ulëta të shndërrohet në vendin me të ardhurat më të larta në Europës. Sot secili prej nesh, kanë vetëm një ëndërr, ëndrrën Tirana e zhvilluar, Shqipëria e zhvilluar, Tirana Europiane, Shqipëria Europiane. Në këto 30 ditë ju u shndërruat në ministra e Kryeministra, arkitektë e inxhinierë, për lagjen tuaj, komunën tuaj dhe bashkinë tuaj, në një debat në çdo apartament, në çdo rrugicë e rrugë, në çdo fshatë e çdo komunë, ju hartuat projektin e shndërrimit në realitet të ëndrrës së përbashkët Europiane, Shqipëria e zhvilluar, Tirana e zhvilluar”, deklaroi shefi i maxhorancës.

Ai i cilësoi qytetarët si udhëheqësit më të shkëlqyer, duke thënë se vota më 8 maj për Lulzim Bashën dhe qytetarët e parë të “Aleancës për qytetarin” është votë për infrasktrukturën më moderne të Tiranës e mbarë Shqipërisë dhe për shndërrimin e qyteteve në gjenerator të mëdhenj të zhvillimit dhe punësimit.

Sipas tij vota për Lulzim Bashën e kandidatët e maxhorancës, është votë për kthimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në jeshile, me hapësirat më të mëdha qetësuese për qytetarët. (VIJON...)

a.y/NOA

KOMENTE