Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beteja e 8 majit, do të ndryshojë apo jo harta administrative
English

Beteja e 8 majit, do të ndryshojë apo jo harta administrative

Tiranë, 6 maj 2011, NOA – Pas një fushate të ashpër sharjesh dhe incidentesh elektorale, e cila vetëm debat qytetar të hapur për programet e qeverisjes nuk solli, 48 orë nga dita e zgjedhjeve, pyetja e të gjithëve është: kandidatët e cilit koalicion do të fitojnë në betejën elektorale të 8 majit.

Verdikti i popullit për qeverisjen e re apo vazhdimin e qeverisjes së mëparshme në bashkitë e komunat e vendit do të ngjyrosë me rozë apo blu hartën zgjedhore të bashkive dhe komunave të vendi.

Zgjedhjet e 8 majit janë zgjedhjet e gjashta administrative në 20 vitet e pluralizmit në Shqipëri.

Në këto janë regjistruar për të hedhur votën në kuti plot 3 milionë e 166 mijë e 279 votues.

Ndërkohë që në zgjedhjet e fundit vendore të vitit 2007 u regjistruan 2.9 milionë zgjedhës.

Në garë me njëri tjetrin janë 872 kandidatë, për 384 njësi vendore, ndër të cilat 65 bashki, 308 komuna dhe 11 njësi bashkiake në kryeqytet.

Në të gjithë Shqipërinë janë ngritur 4 mijë e 882 qendra votimi.

Ndërkohë që janë shtypur plot 3 milionë e 710 mijë fletë votimi.

Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara të 2007-ës në zgjedhjet lokale të 8 majit do të garojnë dy koalicione kryesore, ai i pozitës “Aleanca për Qytetarin” me 22 parti i udhëhequr nga Partia Demokratike, koalicioni i opozitës, “Aleanca për të Ardhmen” me 23 parti, i kryesuar nga Partia Socialiste.

Partia Demokratike në këto zgjedhje administrative nga 384 njësi vendore, 107 ose 28 për qind të zonave ua ka lënë aleatëve.

Ndërsa na 65 bashki në mbarë vendin, demokratët garojnë me kandidatët e vet në plot 37 bashki, apo afro 57 për qind të tyre.

Pjesa më e madhe e zonave të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” është lënë për aleatin kryesor të Partisë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me të cilin Partia Demokratike qeveris vendin pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2009-ës.

LSI përfaqësohet me kandidatë në rreth 65 njësi vendore, ku 11 janë bashki, 4 minibashki në kryeqytet dhe më shumë se 50 komuna.

Ndërsa Partia Socialiste, përmes një marrëveshjeje i ka lënë Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, bashkinë e Himarës, ku si PS edhe PBDNJ, edhe pse pjesëtare të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” garojnë më vete.

Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 2007-ës kandidatët e zgjedhur nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj fituan 36 bashki, 3 njësi bashkiake dhe 188 komuna.

PD mori plot 227 njësi vendore në mbarë vendin.

Ndërsa socialistët dhe kandidatët e mbështetur prej tyre fituan në 26 bashki, 10 më pak sesa demokratët, fituan 8 njësi bashkiake, dhe vetëm 92 komuna, rreth 50% më pak sesa Partia Demokratike.

Socialistët fituan 9 nga 12 bashkitë e qyteteve më të rëndësishëm, dhe 5 nga 6 qytetet më të mëdha të vendit.

Partia Socialiste dhe aleatët e saj fituan 126 njësi vendore ndaj 227 që qeveris PD.

Por ajo që u vu re është që Partia Socialiste shënoi fitoren e saj në qendrat më të mëdha urbane, duke ngjyrosur me rozë Tiranën, Durrësin, Fierin, Elbasanin, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastrën.

Në Tiranë PS me aleatët e saj morën 56 për qind të votave, kundrejt 43 për qind të PD-së.

Kurse në Durrës socialistët fituan ndaj demokratëve me 50 për qind të votave.

Por socialistët fituan edhe në Lezhë, Lushnjë, Berat, Ersekë, Librazhd e Pogradec.

Partia Demokratike fitoi në bastionet e saj të njohura si Kamëz, Shkodër, Kukës, Bajram Curri, Peshkopi, Kavajë, Ballsh e Gramsh, por edhe në Sarandë, Tepelenë dhe Delvinë.

mit/NOA

KOMENTE