Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgaj: Nga sot shërbimi i policisë për zgjedhjet 24 orë
English

Burgaj: Nga sot shërbimi i policisë për zgjedhjet 24 orë

Tiranë, 6 maj 2011, NOA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj gjatë ditës së sotme priti në një takim delegacionin e Komisionit të Brendshëm të Bundestagut Gjerman, ku i njohu me përgatitjet e forcave të rendit për procesin zgjedhor.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, kreu i policisë shqiptare, evidentoi vlerësimin maksimal që Policia e Shtetit i ka bërë procesit zgjedhor dhe masat e marra me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Dita e zgjedhjeve ashtu si dhe e gjithë faza përgatitore është një përgjegjësi e madhe për Policinë e Shtetit, ndaj janë marrë të gjitha masat organizative si dhe janë hartuar planet përkatëse. Duke filluar nga dita e sotme e në vijim, Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar dhe do të ketë shërbim 24 orë. Në sajë të një plani të detajuar, nga ana e Policisë së Shtetit, janë marrë të gjitha masat me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u tha Burgaj përfaqësuesve të delegacionit gjerman.

Më tej ai u shpreh se, strukturat e policisë do të jenë të paanshme dhe të vendosura në zbatim të ligjit, në mënyrë që standardet e arritura në zgjedhjet e mëparshme të çohen dhe më tej.

Duke vlerësuar bashkëpunimin gjithnjë e në rritje si dhe asistencën e vazhdueshme që ka dhënë Policia gjermane për Policinë e Shtetit, ai i konsideroi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes policive respektive të dy vendeve.

Nga ana e tij Zv.kryetari i Komisionit të Brendshëm të Bundestagut, Frank Hofmann vlerësoi reformat dhe punën e policisë shqiptare në mbrojtje të qytetarëve.

“Ne besojmë që ju jeni në rrugën e duhur, rrugën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, rrugën drejt Europës. Ne ju urojmë shumë suksese në këtë punë, pasi puna që ju bëni është vërtetë shumë e rëndësishme për t’iu afruar Europës dhe për t’u bërë pjesë e saj”, u shpreh ai.

a.y/NOA

KOMENTE